Mbi 1 mijë forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Rithemelimi para kryeministrisë në orën 17:00.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu do të jenë në dispozicion, autobotë me ujë në rast se do të ketë incidente.

Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Artikulli paraprakSOT 33 VITE NGA RRËZIMI I BUSTIT TË DIKTATORIT ENVER HOXHA
Artikulli tjetërMË SHUMË SE GJYSMA E SHQIPTARËVE NUK BËJNË PUSHIME, 70% E TYRE NUK KANË MUNDËSI FINANCIARE, REKORD NË EUROPË