Shoqata 14 janari ka rivendosur edhe njëherë pllakatën që përkujton demostratën e heshtur antikomuniste të 33 viteve më parë. Kjo pllakatë pak kohë më parë u dëmtua dhe u hoqa nga vendi nga persona ende të paidentifikuar. Dy prej protagonistëve të 14 janarit 1990, Tonin Dema dhe Gjovalin Rrolba thotë se pllakata u rivendos sepse përkujton larjen me gjakun e të rinjve shkodran të atij sheshi në tentativë për të mposhtu regjimin monist.
Pllakata e 14 janarit nuk duhet të dëmtohet më shprehen protagonistët dhe kërkojnë më shumë përgjegjësi nga policia vendore e Shkodrës.
Pllakata e 14 janarit 1990 u hoq në gushtin e vitit të kaluar ndërsa protagonistët e asaj ngjarje besojnë se ishte një akt dhune i qëllimshëm për ta dëmtuar. Në 33 vjetorin e demostratës për rrëzimin e bustit të Stalinit, pllakata u rivendos edhe njëherë në vendin e mëparshëm.