Lumi drin në Lezhë po rivilitalizohet dhe qëllimi është që të kthehet në një lum të lundrueshem. Ky është synimi i Bashkisë Lezhë, e cila po lobon për rikthimin e një pjesë te rrjedhes së hershme të këtij lumi si pjesë e një studimi që është bërë gjatë koheve të fundit. Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Drejtorisë së Intergrimit Evropian në Bashkinë Lezhë Elson Frroku, sipas të cilit pjesë e projektit për rivitalizimin e drinit do të jetë dhe zgjatja e shetirores deri në grykederdhjen e këtij lumi.

Lumi Drin i cili kalon përmes qytetit të Lezhës e ka humbur fuksionin e tij, duke u kthyer në një lum të vdekur dhe burim i madh ndotje.Mungesa e rrjedhes së vazhdueshme të ujit në shtratin e këtij lumi dhe derdhja e ujerave te zeza e mbetjeve të tjera ka krijuar këtë situatë mjaft problematike.

Artikulli paraprak1700 POLICË NË BREGDET DHE ZONAT MALORE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KAMPIONATI I QITJES ME PIATEL