Për të tretin vit me radhë organizohet festivali “Ritual Piano Improvisation”, i vetmi në rajon i bazuar mbi artin e lashtë por edhe atë modern me fokus improvizimin. Në teatrin “Migjeni” performoi pianisti Fabrizio Ottaviucci. Drejtori artistik Robert Bisha tha se për herë të parë ky repertor i festivalit vjen në Shqipëri.

Pianisti Ottaviucci tha se është e rëndësishme për të njohur artin mistik.Fabrizio Ottaviucci është pianist i muzikës bashkëkohore dhe improvizues. Kërkues i traditave më mistike muzikore të lashta.

Një nga interpretuesit më të rëndësishem të muzikës bashkëkohore të ‘900-ës. Ai ka publikuar albume të ndryshme dhe gjithashtu me ECM label. Ottaviucci përveç improvizimit dhuroi muzikë nga John Cage, Giacinto Scelsi, Alvin Curran e Terry Riley.

Artikulli paraprak5 GODINA TË REJA ARSIMORE NË LEZHË
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA GATI SEZONIN E RI