Roberto Saviano:Britania është vendi më i korruptuar në botë

Britania e Madhe është vendi më i korruptuar në botë, shprehet gazetari Roberto Saviano i cili për më tëpër se një dekadë ka studiuar e demaskuar mafian italiane. Saviano, autor i librave Gomorrah dhe ZeroZeroZero i bëri këto komente ne Festivalin Letrar Hay. 36-vjeçari prej vitit 2006 ka jetuar nën mbrojtjen e policisë që nga publikimi i fakteve rreth antarëve të Camorra, një bandë e fuqishme napolitane. Ai tha para audiencës: “Nëse ju pyes se cili është vendi më i korruptuar në botë ju ndoshta do të më thoni Afganistani, Greqia ndoshta, Nigeria apo Jugu i Italisë, por unë po u them se është Britania e Madhe”. Saviano ka shtuar: “Nuk është burokracia, nuk është policia, nuk është politika por ajo çfarë është e korruptuar është kryeqendra financiare. 90 % e pronarëve të kapitalit në Londër kanë selitë e tyre në parajsa fiskale”.

Artikulli paraprakLULZIM BASHA:SHPALLJA KARDINAL E IMZOT ERNEST TROSHANIT,LAJM I MREKULLUESHEM
Artikulli tjetërBYLYKBASHI:RAMA E DO VETTINGUN TE KAPE DREJTESINE