Roja bregdetare djeg anijen e emigrantëve
Roja bregdetare libiane është filmuar duke shkatërruar me zjarr një anije që përdoret për të trafikuar njerëzit. Ujërat midis bregdetit të Afrikës Veriore dhe Evropës vazhdojnë të tërheqin kontrabandistët e paligjshëm të njerëzve me një numër të lartë, ndërsa autoritetet përpiqen për ta parandaluar fenomenin. Incidenti shton reputacionin tashmë në rritje të forcës detare për taktikat e frikësimit. Pjesërisht i financuar nga BE për të penguar migrantët të arrijnë brigjet evropiane, mbrojtja detare libiane kapi të shtunën 1,074 refugjatë në Mesdhe. Refugjatët u ndaluar fillimisht në perëndim të kryeqytetit Tripoli nga roja bregdetare për t’u transformuar në qytetin Zawiya, raporton Reuters.