2 Persona kanë rënë në prangat e policisë për prerje të paligjshme të pyjeve mbrëmjen e së shtunës

, ndërsa u gjetën dhe sekuestruan 41 m3 lëndë drusore dhe 5 automjete me të cilat kryhej transporti. Të ndaluarit janë Shtetasit Ndue Thepi 38 vjeç dhe Ridvan Çelaj 26 vjeç, të dy banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në rrugën e fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë. Fillimisht janë pikasur nga shërbimet e policisë duke transportuar 11 m3 lëndë drusore me automjetet e tyre tip “IFA” pa dokumentacionin përkatës. Shtetasit e arrestuar do të gjykohen për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar më pas u gjetën të braktisura edhe 3 automjete të tjera, ku njëra prej tyre me targë SH 5587 E dhe 2 të tjerat pa targë, të ngarkuara gjithsej me 30 m3 lëndë drusore në total. Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Arrestimet dhe sekuestrimi i lëndës drusore u bë në kuadër të operacionit Roja e Gjelbër. Ky është rasti i parë i evidentimit dhe ndalimit të personave që transportojnë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. Në të shumtën e rasteve, lënda drusore është gjetur e braktisur në zona të ndryshme malore.

Artikulli paraprakPD, BASHA PRET ALI AHMETIN E BDI-së
Artikulli tjetër“PERKUJDESUNI PËR GRATË TUAJA” NË TRIBUNË FETARE