E ndërsa kryeministri Edi Rama ka vendosur që të krenohet me botën nënujore, referuar një reportazhi të publikuar nga AP, qytetarët kanë reaguar në postimin e tij duke u ankuar për mungesën e rojeve në plazhe, plehrat, zjarrin, papunësinë dhe shumë probleme të tjera.

Komentuesit shprehen se në plazhe nuk ka roje, teksa dje humbi jetën në Velipojë një fëmijë nga Kosova. Plehrat në zënia e plazheve nga privati është një tjetër shqetësim që ngrenë qytetarët për shefin e qeverisë. Ndërsa problemi tjetër aktual është zjarri që ka përfshirë shumë zona të vendit nga veriu në jug për të cilin ndjekësit kërkojnë reagimin nga kryeministri. Një ditë më parë në Velipojë një fëmijë nga Kosova humbi jetën, pasi në plazh nuk kishte roje, ndërsa për këtë situatë bashkia e Shkodrës nuk ka një reagim zyrtar

Artikulli paraprakVELIPOJA, NJË PLAZH “PA ROJE”
Artikulli tjetër2.2 TON DROGË, PUBLIKOHET VIDEO E OPERACIONIT