Autoritetet italiane kanë sekuestruar në portin e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsifikuara të ardhura nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, brenda automjetit që vinte nga Shqipëria u gjetën 1,350 rroba pune me markën e falsifikuar “made in Italy”, megjithëse dokumentacioni që shoqëronte operacionin e importit të tyre tregonte se ishin me origjinë shqiptare.

Gjithashtu u gjet edhe një ngarkesë tjetër me 10,000 shalle dhe 23,000 doreza “Valentino”, dhe mbi 10,000 palë këpucë të modelit “Converse”, po ashtu falso. Në një qese plastike u gjetën 6 orë false Rolex, me certifikata garancie. Policia italiane ka sekuestruar mallin, ndërsa ka nisur hetimet për përgjegjësit.

Artikulli paraprakKOSOVË, KRYEMINISTRI HOTI SHKARKON DREJTUESIT E DOGANËS DHE TATIMEVE
Artikulli tjetërKËTO SHTATË USHQIME NUK DUHET T’I NGROHNI KURRË NË MIKROVALË, JA ARSYET