Zyrat e informacionit turistik të vëna në funksion në Shkodër, Velipojë dhe në Theth kanë luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Bashkinë e Shkodrës.

Pavarësisht se ka akoma shumë për të bërë në këtë raport, sipas drejtorit të Turizmit pranë Bashkisë Shkodër,

Gentian Mema, zyrat turistike për periudhën e sezonit të kaluar kanë patur ndikim edhe në numrin e turistëve dhe shërbimin koherent kundrejtë turistëve të huaj dhe atyre vendas.

Rruga e Thethit tashmë është e kalueshme, pas disa muajsh e bllokuar, ndërsa pritet që menjëherë të vërshojnë turistët.

Thethi, sipas Memës, tashmë është një destinacion i konsoliduar, i cili padiskutim që ngjall interes, edhe në saj të vetë madhështisë alpine që e karakterizon.

Zyrat e informacionit turistik gjenden në prika strategjike, lehtësisht të gjetshme për turistët.

Ideja thelbësore e ndërtimit dhe operimit të tyre është lehtësimi i gjetjes së destinacioneve të nevojshme që vizitorët kërkojnë për Bashkinë e Shkodrës.

 

Artikulli paraprak3 MAJI, DITA NDËRKOMBËTARE E LIRISË SË MEDIAVE
Artikulli tjetërLËVIZJA DEMOGRAFIKE E NXËNËSVE