Roma është në prag të luftës pasi popullsia më e varfër e qytetit reagoi shumë ashpër ndaj emigrantëve që u vendosën në lagjet e tyre.

Kryebashkiakja Virginia Raggi ka paralajmëruar se një luftë ndërmjet dy grupeve mund të ndodhë nga momenti në moment dhe qyteti duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mirëpritur refugjatët. Situata është veçanërisht e rrezikshme në periferi, ku vendasit që jetojnë në vështirësi ekonomike po përzihen me emigrantë që janë larguar nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Më parë gjatë këtij muaji Roma mirëpriti plot 8074 refugjatë në qytet, duke u dhënë zjarr marshimeve protestuese. 

Artikulli paraprakLUFTA CIVILE – BAN KI-MOON: ALEPO SINONIM PËR FERRIN
Artikulli tjetërTURQIA GODITET SËRISH, SULM ME BOMBË AUTOBUSIT