Roma mundi Liverpool me rezultatin 2 – 1 në miqësoren e luajtur të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra italiane u shfaq më kërkuese se ajo angleze duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare deri në momentin kur Dzeko realizoi golin e parë. Sulmi u shfaq tepër në formë Roma, por një pengesë e fortë ishte portieri Manninger, i cili nuk tregon se është 39 vjeç. Megjithatë në çastet e fundit të pjesës së parë reaultati u barazua nga Ojo, duke treguar kështu problemet në mbrojtjen e skuadrës së Spalleti. Fitorja u përcaktua nga goli i Salah, një nga më të mirët në fushë. Roma këtë sezon do ta nisë nga “play off” i Champions League, ndërsa Liverpool mbeti jashtë kupave të Europës, pasi e mbylli në vendin e tetë në Premier League.

Artikulli paraprakPUNONJËSIT GREK KËRKOJNË KTHIMIN E AZILKËRKUESVE NË ORTODOKS
Artikulli tjetërNE E NJOHIM SI KËNGËTARE, POR ÇFARË PUNON MIMOZA SHKODRA NË ZVICËR?!