Burimet publike të ujit të Romës janë një simbol i qytetit dhe një burim i mirëpritur i freskisë për mijëra turistë dhe vendas.

Por qyteti njoftoi se këto burime do të mbyllen nga e hëna, pasi Italia ballafaqohet me thatësirë ​​të rëndë. Roma mendohet të jetë shtëpia e burimeve publike më shumë se çdo qytet tjetër në botë, duke numëruar mbi 2000, ku 50 prej tyre kalsifikohen si ‘monumentale’.

Këto burime kanë stolisur rrugët, parqet dhe sheshin e Romës për rreth 2.000 vjet, kur ishin të lidhura me ujësjellësit e lashtë romakë. Burimet tradicionale të ujit në Romë do të mbyllen për herë të parë në më shumë se 140 vjet, pasi i nxehti ka pushtuar mbarë Italinë. Vendimi për të mbyllur burimet e ujit u njoftua të enjten nga “Acea”, kompania që menaxhon ujin e Romës.

“Ne i dimë shqetësimet që do të shkaktojë, por duhet t’i mbyllim shatërvanët për shkak të thatësirës së jashtëzakonshme” – shkroi Paolo Saccani, kreu i ndërmarrjes së shërbimeve që menaxhon burimet. Pothuajse e gjithë Italia ka përjetuar rënie të konsiderueshme të reshjeve se zakonisht, këtë vit.

Artikulli paraprakARRESTOHET 40 VJEÇARI GREK ME 74 KG KANABIS SHQIPTAR
Artikulli tjetërLDK-ja NË POZITË TË PAFAVORSHME