Shkodranët janë europianë dhe populli shqiptar e meriton Europën. Ky ishte mesazhi i ambasadores së BE, Romana Vlahutin gjatë një deklarate për mediat nga qyteti i Shkodrës ku ajo mori pjesë në festën e luleve.
Ambasadorja u pyet nëse e meriton politika Europan, por ajo u përgjigj shkurt: Populli shqiptar e meriton Europën.”Sepse bashkësia europiane nuk është bashkësi polikanësh, por bashkësi midis njerëzve”, tha Valhutin.
“Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur.
Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet europiane këtu”, tha ndër të tjera ambasadorja.