Pas prezantimit në Tiranë dhe suksesit të arritur në panairin e librit, romani “Brirët” i shkrimtarit dhe gazetarit Marash Mirashi, mbërriti në duart e lexuesve lezhjanë. Ky botim u promovua në biblioteken “Gjergj Fishta”, duke bërë bashkë miq e dashamires të librit.

Përmes një humori dhe ironie që shkon deri në sarkazëm, autori ka krijuar Republikën Baritore të Babzilandit, në të cilën ndodhin ngjarje nga më të paimagjinueshmet dhe shfaqen presonazhe nga më grotesket, frut i një fantazie të tejskajshme.

Të pranishmit në prezantimin e romanit “Brirët” në Lezhë, vlersuan maksimalisht këtë botim i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e lexuesit në Shqipëri dhe Kosovë.

Romani “Brirët” është botimi i pestë i gazetarit dhe shkrimtarit Marash Mirashi, i cili që në nisje rezultoi i suksesshëm duke rrëmbyer edhe çmimin letrar “AT Gjergj Fishta” në prozë për vitin 2024.

Artikulli paraprakSHKODRA DESTINACIONI I TURISTËVE TË HUAJ
Artikulli tjetërRRUGA “TODI GERMENJI” E MBULUAR NGA UJI