Në një lidhje direkte nga Vjena në emisonin “Info Plus” në Star Plus Televizion të gazetares Noela Pjerza shkrimtari Gjergj Jozef Kola ka folur për librin e tij më të fundit një biografi për martiren Marije Tuci. Sot në 93 vjetorin e lindjes së Marije Tucit, do të bëhet promovimi i këtij libri në bashkinë e Vjenës në Austri.
Për rreth një muaji libri shitet online në Amazon dhe është bërë një ndër 40 librat më të shitur të momentit.
Ajo çfarë e ka shtyrë autorin të shkruaj këtë libër ka qënë dëshira që figura të tilla të mos harrohen.
Marije Tuci ishte një nga martiret humbi jetën në mbrojtje të fesë duke i dalë kundër diktaturës dhe kumonizmit në Shqipëri. Romani mbi jetën e saj i shkrimtarit Gjergj Jozef Kola mund të gjendet në 3 gjuhë shqip, italisht dhe gjermanisht.