Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi, ka zgjedhur kesaj radhe zonën e rusit për tu njohur me problemet e biznesit të vogël.

Ai i ka shpjeguar bizneseve politikën e re ekonomike të Republikës së re dhe casjes se Partisë Demokratike, ofertë e cila është mbështetur nga Shkodranët. Por ai është ndalur edhe fermerët e duhanit që tregtojnë në zonën e Rusit. Ai është njohur me problemet e tyre nderkohe qe i garantuar qe pas 25 Qershorit do të kete një formalizim të plotë. Takse e sheshte 9 %, një politike fiskale lehtesuese per biznesin dhe nje rregull në të gjithë administratën tatimore janë premtimet e partise Demokratike, qe i ofrohet biznesit të vogel si një mundësi për më shumë frymëmarrje.

Artikulli paraprakDITA E LIQENIT TË SHKODRËS”
Artikulli tjetërGJERMANI, EVAKUOHET KONCERTI PAS ALARMIT PËR SULM TERRORIST