Të braktisur në një cep të qytetit të Shkodrës, mes një varfërie ekstreme, jetojnë familjet e komunitetit rom.

Të ndodhur aty prej vitesh, nuk kanë asnjë mbështetje. Të vetmuar e të nepërkëmbur jetojnë mes shumë vështirësive. Papunësia e mungesa e një strehe janë problemet kryesore për ta. Herë pas here është folur në seminare e takime të zyrtarëve të kollarisur, por në fakt tek romët asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo ditë me dhjetra fëmijë rom nga vendi ku jetojnë në periferi të Shkodrës herë me prindër e herë edhe vetëm zbresin në rrugët e qytetit. Pjesa më e madhe e tyre ka një mision të vetëm, të lypin. Bien ngado rrugëve të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë. Po të ishte për Bashkinë e Shkodrës apo Qeveritë, romët nuk do të kishin arritur të mbijetojnë. Të gjithë jemi dëshmitarë të imazheve rrënqethëse kur herë pas here gërmojnë në kazanët e mbeturinave për ndonjë kafshatë buke të fortë e të mykur. Romët nuk pushojnë së ankuari. Kanë provuar të gjitha mënyrat që të dalin nga bataku i gjatë që ndodhen, por deri më sot institucionet kanë mbyllur sy e veshë duke bërë sikur romët janë pjesë e një planeti tjetër.

Artikulli paraprakPROMOVOHET NË SHKODËR PROGRAMI “EVROPA KRIJUESE”
Artikulli tjetërDEL NË DRITË HARTA E PARË E SHKODRËS E VITIT 1913