Në këto ditë përvëluese radhët në pika kufitare për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria janë të gjata.

Në pikën kufitare të Muriqanit ata të vetmit të cilët nuk mërziten nga radhët e gjata janë romët. Me dhjetra familje çdo ditë dalin për të lypur duke u bërë një shqetësim për shoferët të cilët përveç përballjes me të nxehtin dhe pritjen duhet të japin lëmoshë edhe për to. Nënkryetari i Shoqatës së Romëve dhe Egjiptianëve në Shkodër Ali Lezha pranon faktin se gjatë gjithë verës romët shpërngulen në Muriqan por ai e cilëson këtë si të vetmen mënyrë jetese sepse nuk mund të bëjnë tjetër punë. Në muajt korrik dhe gusht kur pritet një fluks më i lartë hyrjesh dhe daljesh rriten të ardhurat për këto familje rome, pasi mund të shkojnë tek çdo makinë për të kërkuar lëmoshë. Policia kufitare për këtë arsye ka tentuar disa herë që ti largojë por ka qënë e kotë pasi romët janë shfaqur sërish. Në rekomandimin e OSBE për diskriminimin racor thuhet se : Rekomandohet që të gjithë organet kompetente si dhe të gjithë subjektet të cilët mund të kontribuojnë në tejkalimin e gjendjes lidhur me profilizimin racor të romëve në pikat e kalimit kufitar të shtetit të tregojnë iniciativë, përkushtim dhe bashkëpunim në drejtim të realizimit të këtyre rekomandimeve.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE. FERMERËT: ÇMIM I ULËT PËR PATATET, S’KA TREG
Artikulli tjetërVLLAZNIA, NJË SY NGA TREGU MALAZEZ PËR FUTBOLLISTË