BUXHETI I VITIT 2015, HARRON ROMËT E EGJIPTIANËT. Këta duar qe shtrihen, ketë sy qe kërkojnë drite, keta shpirtra qe kërkojnë nje mbështetje enden cdo dite ne rrugët e qytetit te Shkodrës. Ne jemi deshmitare te skamjes e vuajtjes se tyre megjithatë jemi edhe dëshmitare te asaj qe institucionet shteterore kane bere e po bejne për ti ardhur ne ndihme komunitetit rom e egjiptian.

Ndoshta puna qe po behet është me shume nje trumbetim televiziv dhe jo një pune konkrete. Por ndërkohe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj prezantoi kete te merkure  buxhetin e vitit 2015, Veliaj tha se 27% i buxhetit do të shkojë për mirëqenien sociale, ndërsa prioritet do të jetë reformimi i mbrojtjes sociale, reforma e pensioneve, arsimi dhe edukimi profesional si dhe çështjet e rinisë. Dukshem ne buxhetin e viti te ardhshëm nuk ka ndonje ze ekstra te përcaktuar per komunitetin rom dhe egjiptian. Megjithëse keta persona kane me shume se kurre nevoje per mbeshtetje sociale. cdo dite gjen anetare te komunitetit rom dhe egjiptian te moshave te ndryshme qe dalin rrugeve duke lypur apo femije qe braktisin shkollën për te lypur e punuar e perballe platformave, reformave e shifrave qendron realiteti i ketyre personave i ketyre femije te cilet me shume se askush e asgjë kane nevoje për mbështetje e ndihme e sociale

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/OnXL8LgzRu8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“NDIHMËN EKONOMIKE TË SHALËS E ZGJIDH QEVERIA”
Artikulli tjetërMUZEU I DIKTATURËS FREKUENTIM TË LARTË