Cristiano Ronaldo fiton “Topin e Artë” për herë të pestë duke barazuar argjentinasin Lionel Messi.

Ceremonia madhështore e dorëzimit të trofeut u zhvillua nën këmbët e Kullës Eiffel në Paris. Ronaldo e ka fituar ‘Topin e Artë’ në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017, ndërsa dueli mes Messin duket se do të vijojë edhe në vitet e ardhshme, pasi të dy janë në një formë të shkëlqyer dhe rivaliteti është i madh.

Portugezi arriti që të fitonte çmimin pasi fitoi kampionatin dhe Champions League me Realin e Madridit duke dominuar në Europë.

Artikulli paraprakORGANET E DREJTËSISË, ZGJIDHEN 9 ANËTARËT E KED
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË NJË SHKOLLË NË NEW MEXICO,2 NXËNËS TË VDEKUR