Me tre-golat e realizuar në derbi ndaj Atleticos, Cristiano Ronaldo tashmë mund të quhet mbreti i Madridit.

Portugezi ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës për Realin, që nuk e pati aspak të vështirë fitoren. Me këtë hat-trick ndaj Atlético, Cristiano Ronaldo kaloi edhe Alfredo Di Stéfano, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e derbit të Madridit si dhe golashënuesi më i mirë në kampionat duke parakaluar Messin dhe Suarez të Barcelonës. Në “Vincente Caldferon”, Ronaldo zhbllokoi sfidën në mesin e pjesës së parë me një goditje dënimi pranë zonës që u devijua nga muri. Atletico i kishte rastet e veta për gol, por tensioni i derbit ndikoi tek futbollistët që ishin të pasaktë. Në të 71, Ronaldo fitoi edhe një 11-metërsh që e ekzekutoi vetë duke e kthyer në gol. Pak minuta më vonë një aksion me 3 pasime solli edhe golin e tretë për Real. Me fitoren në derbi, Real Madrid shkëputet me 4 pikë nga Barcelona e vendit të dytë që barazoi pa gola me Malagan.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA SEKUESTRON 107 KG CANNABIS
Artikulli tjetërOBOTI PAS PËRMBYTJEVE, DËME TË PALLOGARITSHME