Rotary Club në Shkodër është shtuar me 7 anëtarë të rinj të cilët u pranuan në një aktivitet zyrtar të zhvilluar në mjediset e hotel “Colosseo” në Shkodër. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Butrint Batalli, Guvernator i distriktit të Rotary Club për Shqipërinë dhe Kosovën i cili vlerësoi kontributin dhe projektit e këtij klubi të Shkodrës.

Dy prej drejtuesve të Rotary Club në Shkodër treguan disa prej projekteve dhe pranimin e 7 anëtarëve të rinj.

Arben Mithi, anëtar i Rotary Club Shkodra bëri të ditur një projekt të fundit në rang Ballkani ku bën pjesë edhe Shkodra.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe disa përfaqësues të Rotary Club nga Gjermania të cilët pas një vizite në Shqipëri morën pjesë në këtë takim të zhvilluar në Shkodër.

Tashmë Rotary Club në Shkodër bashkë me 7 prurjet e reja ka shkuar në 30 anëtarë në total ndërsa në Shqipëri janë mbi 1 mijë anëtarë. Prej afro një viti Shqipëria dhe Kosova kanë marrë edhe titullin distrikt të Rotary Club duke shtuar mundësinë e projekteve dhe kontributit të kësaj organizate botërore.

Artikulli paraprakARDIT KRAJA PREMTON 3 PAGA PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërPEDONALJA E KOPLIKUT ME GROPA