Rotary Club në Shkodër ka mirëpritur në një takim përfaqësues të Rotary Club të Gjakovës nga Kosova duke nënshkruar sëbashku një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen. Të pranishëm në këtë takim të zhvilluar në mjediset e hotel “Colosseo” ishin edh dy kryetarët e bashkive të Shkodrës dhe Gjakovës. Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia tha se marrëveshja mes dy klubeve të Rotary por edhe marrëveshja e mëparshme mes këtyre dy bashkive do zgjerojnë bashkëpunimin në të ardhmen mes Shkodrës dhe Gjakovës.

Kryetari i Komunës Gjakovë Ardian Gjini u shpreh se gjakovarët dhe shkodranët e kanë mirëpritur këtë bashkëpunim shekullor që kanë mes tyre tashmë të institucionalizuar edhe me një marrëveshje bashkëpunimi.

Shkodra dhe Gjakova janë dy qytete të përafërta sa i përket dashurisë që kanë për artin, kulturën dhe vëllazërisë ndaj njëri-tjetrit duke shkëmbyer e bashkëpunuar për shekuj me radhë.

Artikulli paraprakPROTESTË, BANORËT E MNELËS: RREZIKOHEMI NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetër10 VITE “AHENGU SHKODRAN” ME PERLAT E MUZIKËS POPULLORE