Lagjja “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës është e njohur për shumë qytetarë si rruga me mungesë të theksuar invëstimesh, mirëpo tani që jemi zyrtarisht në stinën e dimrit, duket se për banorët e zoëns nuk ka problem më të madh se rruga e amortizuar. Pamjet tregojnë qartë se lëvizja në këmbë në rrugën “Roza Lejn” është e vështirë.

Sipas banorëve, urbanizimi I kësaj zone është më I nevojshëm se I disa lagjeve të tjera në qytetin e Shkodrës.

Të vetmet punime të kryera në këtë zonë kanë qënë për rrjetin e ujësjellësit, por banesat në rrugën “Roza Lejn” nuk furnizohen as më ujë të pijshëm. Në një situatë të tillë banorët tregojnë se nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të presin deri në përmirësimin e situatës.

Artikulli paraprak“JA SHKELJET LIGJORE TË PAKETËS ANTI-SHPIFJE”
Artikulli tjetërDËMET NË LEZHË, BASHKIA MIRATON QIRANË PËR 160 FAMILJE