Rreth 12 mijë turistë kanë vizituar Kalanë e Shkodrës që nga fillimi i këtij viti, ndërsa sipas statistikave të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, ky numër tregon një rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Me nismën e Ministrisë së Kulturës dhe mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Sokoli thotë se gjatë muajit qershor do të bëhet gati infrastruktura për të vënë në funksion biletarinë elektronike. Rritja e numrit të punonjësve për menaxhimin e ambientit të kalasë si dhe kërkimet arkeologjike mbetetn dy prioritete të DRKK-së. Numri i turistëve që vizituan Kalanë Rozafa gjatë vitit të kaluar llogaritet rreth 40 000. Më shumë se ¼ e këtij numri është plotësuar tashmë, ndërsa DRKK mbetet me synime të qarta për rritjen graduale të vizitorëve.

Artikulli paraprakPUBLIKOHET BUXHETI I TRUMP, 4.1 TRILIONË DOLLARË PËR VITIN FISKAL 2018
Artikulli tjetërRAMA: NËSE PD NUK ZHBLLOKON VETTINGUN BRENDA MAJIT, MARRËVESHJA PRISHET