Një kartolinë e veçantë ka ardhur për spitalin e Shkodrës, personalin por edhe vetë të sëmurët në këto prag festash. Kori “Rozafa Exspression” i drejtuar nga kompozitori Zef Çoba kanë mbajtur një koncert në hollin e spitalit me një muzikë të kultivuar.

Shefi i pavionit të kirurgjisë Gëzim Galiqi tha se kjo kartolinë erdhi si një bashkëpunim. Mbrëmja e veçantë nisi me këngën simbol të Shkodrës, “Luleborë. Kompozitori Çoba tregoi se si lindi idea e këtij koncerti. Drejtorja e spitalit Dhurata Uruçi falenderoi për këtë kartolinë muzikore. Koncerti i “Rozafa Exspression” ka zgjatur rreth një orë në hollin e spitalit, bashkëpunim i cili pritet të thellohet në të ardhmen.

Artikulli paraprakKANALI PRESTIGJOZ NORVEGJEZ, 6 DOKUMENTARE PËR SHQIPERINË
Artikulli tjetërSTAR SPORT 14.12.2015