Në termetin e 26 Nëntorit, një pallat në Durrës pësoi dëme të jashtëzakonshme nga shembja e depozitave, të cilat shkatërruan plotësisht zonën e shkallëve, duke u bllokuar banorëve edhe daljen nga ndërtesa.Do të ishte tragjedia e 26 nëntorit, ajo që do të ngrinte alarmin për rrezikun që na kanoset nga vendosja e depozitave mbi tarracat e pallateve.
Qyteti i Koplikut në Bashkinë e Malësisë së Madhe dominohet nga depozitat e shumta të ujit. Në rast lëkundjesh,e cdo lloj lëkundje sizmike kjo i jep një forcë shtesë kujtdo, shkëput depozitën dhe bie poshtë edhe soleta. Sic shikohet edhe në këto pamje në qytetin e Koplikut cdo pallat thuajse është i mbingarkuar nga depozitat e ujit, ku përvec rrezikut për jetët njerëzor janë edhe një imazh i shëmtuar për cdo kalimtar
Sipas Administratorit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Malësi e Madhe, heqja e depozitave do të bëhet automatikisht në vitin 2021, kur është parashikuar që të përfundojë projekti për ndërtimin e ujësjellësit të ri për të cilin ka nisur puna.
Ndërkohë inxhinierët ekspertë, ngrenë alarmin se në asnjë mënyrë nuk duhet të mbahen depozita uji në terrace.