Në orën 15:00 në Shkozet do të shemben dy godina pasi janë bërë të pabanueshme nga tërmeti. E ndërsa banorët janë evakuuar, 10 minuta para dhe 10 minuta pas shpërthimit do të bllokohet autostrada Tiranë-Durrës,
pasi godinat janë vetëm pak metra larg rrugës. Ndërkohë që ende vijon puna për vendosjen e eksplozivit për të bërë gjithcka gati për në orën 15:00 sipas ministrisë së Mbrojtjes.