4 TË VDEKUR, MES TYRE NJË NËNË ME VAJZËN E SAJ Ishulli i Tajvanit eshte perballur me perplasjen me te fuqishme te tajfunit “Soudelour”, ku ererat e fuqishme dhe shirat intensive kane lene te pakten 4 persona te vdekur nderkohe qe dhjetra te tjere rezultojne te zhdukur.
Stuhia, me erëra që frynin deri në 230 kilometra në orë, mberriti në bregun lindor të ishullit në orët e para të së shtunës dhe me pas beri përshkimin e gjithë territorit. Vërshimi ka shkulur pemë dhe ka rrëzuar stenda publicitare, si dhe ka shkaktuar rrëshqitje toke në të paktën një fshat. Si pasoje rreth 2 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, shërbimet hekurudhore dhe ato ajrore janë anuluar, ndërsa të gjitha shkollat e zyrat janë mbyllur. Stacioni meteorologjik i Taivanit deklaron se tajfuni po zhvendoset në veri-perëndim dhe gradualisht po humbet fuqinë e tij. Raportohet se mes viktimave janë edhe një vajzë 8-vjeçare dhe e ëma e saj, të cilat u rrëmbyen nga ujërat. Banoret shprehen se kjo fuqi kaq e madhe natyrore nuk eshte parë në 70 vite e fundit ”,. Në prag të mbërritjes së “Soudelourit”, autoritetet kishin evakuuar mijëra njerëz nga banesat e tyre. Stuhia pritet që më vonë të kalojë në Ngushticën e Taivanit dhe më pas të depërtojë në Kinë.