NJË ARRESTOHET, TJETRI SHPALLET NË KËRKIM
Nje officer policie eshte rrahur nga dy persona, njeri prej te cileve eshte arrestuar dhe tjetri eshte shpallur ne kerkim. Ngjarja ka ndodhur te henen, ne Dobrac, ku sipas policise se Qarkut Shkoder, eshte bere edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit DP, 37 vjec.
Policia ka shpallur ne kerkim edhe shtetasin AP, vjeç 29, banues në Dobraç, Shkodër. Arrestimi DP dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër, u bë pasi në vendin e quajtur qendër “Dobraç”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur me mjete të forta në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetasit F. T., 39 vjec, me detyrë oficer policie në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër.
Policia po punon intensivisht për kapjen e shtetasit AP dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
PRONËSIA, VËLLAI GODET VËLLANË
NGARJA NË FSHATIN GJURAJ TË SHKODRËS
Me datën 8 shator. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. T., 38 vjec, banues në Fshatin Gjuraj, Shkodër, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin DT., 47 vjec, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
I KËRKON BASHKËJETESË
25-VJEÇARI PADIT 29-VJEÇAREN: MË BËN PRESION
Me datën 8 shtator 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases TF., 29 vjec, banuese në Shkodër. Procedimi ndaj saj filloi pasi shtetasi ÇGj., 25 vjec, banues në Shkodër ka bërë kallzim ndaj kësaj shtetase pasi kjo i bën presion për të bashkëjetuar me të.
39-VJEÇARI DHUNONTE SISTEMATIKSIHT GRUAN
POLICIA, GATI URDHËR-MBROJTJEN E MENJËHERSHME PËR 17-VJEÇAREN
Me 8 shtator 2014, u plotësua Kërkesë – padia për lëshimin e menjëhershëm të Urdhërit të Mbrojtjes për shtetasen MN., 17 vjece, banuese në Komunën Gur i Zi, Shkodër. Kërkesë Padia u plotësua pasi bashkëshorti i saj shtetasi PN, 39 vjec, ka ushtruar ndaj saj në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike.