Rrahu babanë, në pranga 35-vjeçari
Një 35-vjeçar nga Elbasani ka rënë në pranga pasi ushtroi dhunë mbi babanë e tij 66-vjeçar. Florind Shabani u arrestua në shtëpinë e ti. Policia njoftoi se dhuna kishte ndodhur për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.