Më datë 06.03.2017 rreth ores 19:30 njoftohemi se dy persona të maskuar, ku njëri dyshohet të ketë qënë i amatosur me armë zjarri (pistoletë) në fshatin Rranxa, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës
, kanë hyrë në banesën e shtetasit F. V, kanë kontrolluar banesën dhe kanë kërkuar djalin e shtetasit F. V, shtetasin P. V dhe më pas janë larguar. Menjehere kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëmtime në njerëz dhe nuk kanë vjedhur gjë në banesë. Po punohet për identifikim, kapjen e autorëve dhe sqarimin e plote të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentative” e parashikuar nga neni 139 e 22 i Kodit Penal.