Me lartësi 23 metra, perimter trungu 7.3 metra dhe diameter të kurores 40 metra.Ky rrap më shumë se 400 vjeçar me status monument natyre ndodhet në fshatin Piraj të Lezhës.

Sipas legjendave kjo pemë me origjinë nga Amerika e Jugut është mbjellur rastësisht nga nje kalores arber, i cili duke patur një betejë me turqit është ndaluar për të pire ujë tek burimi aty afer dhe ka ngulur bastunin me të cilin godiste kalin dhe më vonë u rrit dhe u zhvillua pema.Historiani dhe Studiuesi Paulin Zefi thotë se kjo pemë mund të konsiderohet një ndër më të mëdhat dhe të vjetrat në vendin tonë, nën hijen e të cilit gjatë veres zhvillohen dhe evente të ndryshme familjare. Përreth rrapit shekullor është e nevojshme që të krijohet një ambjent krativ pushimi me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitoreve nga brenda dhe jashtë vendit.

Pirajt ndodhen 10 km larg qytetit të Lezhës dhe dhe vitet e fundit është asfaltuar dhe rruga që të çon drejt këtij fshati, ku ndodhet kjo pemë shekullore me histori mjaft domethënëse.

Artikulli paraprakKARNEVALET NË SHKODËR GJALLËROJNË QYTETIN
Artikulli tjetërBESELIDHJA BËN HAP PAS NË SHTEPI, VETËM 1 PIKË NDAJ LUSHNJËS