NDONËSE MONUMENT KULTURE, ËSHTË LËNË PREJ PA NDËRHYRJE .

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shodër ka bërë një inspektim në Kishën e Shëngjinit ose Kisha e Shënon Gjonit në Rrash Kullaj të Malësisë së Madhe. Duke qenë se kjo kishë është një ndër më të vjetrat në veriun e shqipërisë, ajo është lënë plotësisht në mëshirë të fatit. Nga dita në ditë ajo godinë e vogël që i ka mbetur në këmbë është drejtë një degradimit të plotë. Drejtori I kësaj drejtorie ka folur për Star Plus duke thënë se kjo kishtë tashmë është monument kulturë dhe është e  future në databasin e drkk-së.

Kisha e Gjonit është një Kishë e lashtë romake. Për këtë kishë ka folur diplomati Austriak Theodor Ippen, ku në librin e tij Historia e Shqipërisë së Lashtë, shkruan se:

Në fushën e Shtojt, në veri të Shkodrës, në rrëzë të malit të Maranajt shtrihet fshati Rrash, i përbërë nga pak shtëpi. Ai dallohet që nga larg prej një kulle të lartë drejtkëndëshe të shkatërruar. Kjo kullë shënon rrënojat e një manastiri të vjetër, Shën Johannit (Gjonit).

Po ashtu për këtë  kishë gjenden dokumente të lashta të Kongregatës de Propaganda Fide të Romës, të arkivave të republikës së Venecias ku thuhet: 

Shtrihej dikur kisha e mirënjohun nëpër dokumentet e mesjetës, me emrin Kisha e Shnjonit, në popull njihet ma shumë si Kisha e Shnjinit, tue dijtë që emnat Gjon e Gjin janë nji e të pandame, pamvarësisht se në kohë e vende të ndryshme ata ndërrohen me njeri-tjetrin. 

Këto janë të dhënat historike për këtë Kishë që tashmë është Monument Kulture por fatkeqësisht e lënë plotësisht në mëshirë të fatit.

Artikulli paraprakVJEDHJA E BANKËS, FULLANI NË KOMISIONIN E EKONOMISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA I MBYLL DERËN MEDIAS ( Video )