Një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë vendin tonë duke sjellë reshje të bollshme në territor. Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qendrore do të jenë me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar.
Ndërsa në zonat Jugore reshjet herë pas here do jenë në formë rrebeshi. Po ashtu, ky sistem vranësirash do të sjelli reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Veri-lindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë.