Rrebeshi i shiut të pasditës së të mërkures shkaktoj rrëshqitje masive dherash përgjate segmentit rrugor Fushë Arrës-Mirditë, duke sjellë bllokim të këtij aksi nacional për rreth dy ore.Si pasojë e rrëshqitjeve masive të gureve dhe inerteve, ky segment rrugor u bllokua në afersi të Gjegjanit dhe tek vendi i njohur si shkallat e Rrasit, ku u rrezikua dhe nje trajler i cili mbeti i bllokuar mes dy shembjeve të mëdha masive.

Menjëherë pas sinjalizimit firma kontraktore ndërhyri me punëtor dhe mjete, duke bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, por shembja vijon të jetë prezente, ndërsa në dy pikat më problematike janë dislokuar punëtor dhe mjete të rëndë për pastrimet e rreshqitjeve të tjera që mund të ndodhin. Segmenti rrugor Fushë Arrez- Mirdite karakterizohet vazhdimisht nga shembje masive të dherave ne ditë me reshje, duke u kthyer shpesh herë në rrezik për përdoruesit e kesaj rruge.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT OPERACION ANTI DROGË ME MALIN E ZI/ KULTIVONTE KANABIS, ARRESTOHET 28-VJEÇARI NË SHKODËR, ASGJËSOHEN MBI 11 MIJË BIMË DHE…
Artikulli tjetërOPERACIONI ANTIDROGË SHQIPËRI- MAL I ZI, REAGON MINISTRI BALLA