Ajo është 20 vjeçe dhe për vite me rradhë ka përjetuar tmerrin e të qenit një viktimë e trafikut të qenieve njerëzore. Emma e ka quajtuar gazetarja e BBC të renë shqiptare për të mos zbuluar identititetin e saj, por për të treguar përmes një rrëfimi prekës sesi u mashtrua nga një djalë i ri, që u kthye në tmerrin e jetës së saj duke e bërë prostitutë, ndërsa familja e saj nuk e pranon.
“Punoja si parukiere, një djalë i ri më foli për një agjensi modelimi në Gjermani më kërkoi të lidheshim sëbashku unë i besova, por asgjë nuk ishte e vërtetë, që aty nisi ferri për mua”. E reja tregon se djali që e mashtroi e dërgoi fillimisht në Gjermani ku e detyroi të dilte në rrugë. 20 VJEÇARJA TREGON SI E MASHTROI I DASHURI PËR TË PROSTITUAR. “Në filllim shkuam në Këln në Gjermani, aty më detyroi të punoja si prostitutë, më pas u kthyem në Shqipëri dhe unë e detyruar vazhdova të punoja si prostitutë, më vonë më dërgoi në Itali”. E pyetur se përse nuk e denoncoi kur arriti të larghohej prej tij, vajza thotë se ai ka miq në polici. “Në Itali, policia erdhi në shtëpinë ku na mbanin dhe na ktheu në Shqipëri, kur shkova në atdheun tim, shkova tek familja ime, por nuk më pranuan. Në Itali, policia erdhi në shtëpinë ku na mbanin dhe na ktheu në Shqipëri, kur shkova në atdheun tim, shkova tek familja ime, por nuk më pranuan”. E reja rrëfen edhe sesi arriti të largohej nga Shqipëria herën e fundit e të strehohet në Britani ku është marrë nën kujdesin e një shoqate për viktimat e trafikut të qenieve njerëzore. “Dikush më ndihmoi dhe kalova tri netë në rimorkion e një mauneje , ku kisha vetëm ujë dhe asgjë tjetër, ishte shumë ftohtë, e tmerrshme, aty e pashë veten shumë pranë vdekjes”. Në Britani thotë se ndihet e sigurt, por nuk ka më besim tek askush.