Bëhet i ditur rregulli  i ri Ministrisë së Transporteve.

Rastet e shumta të përfshirjes në aksidente të mjeteve që transportojnë fëmijë në shkolla ka bërë që qeveria të forcojë kriteret e operatorëve që ushtrojnë këtë aktivitet. Të gjithë automjetet që duhet të përdoren për transportin e fëmijëve në shkolla dhe në kopshte duhet të kenë shenjën dalluese portokalli, nuk duhet të jenë të vjetra. Eksperti në ministrinë e Transporteve, Nikolin Burgjiku deklaron se në bazë të ligjit të ri edhe operatorët që bëjnë transportin e fëmijëve duhet të jenë të kualifikuar. “Drejtuesi I mjetit duhet të ketë dhe disa kërkesa shtesë, atë të reputacionit të mirë” Të gjithë drejtuesit e automjeteve që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte do të përballen me disa kritere më të forta , me synim rritjen e sigurisë Ministria e Transporteve në këtë kuadër ka vendosur dhe rregulla strikte dhe për makinat private, si psh për transportin e fëmijëve të vegjël makinat duhet të pajisen me ndenjësen e posaçme, apo fëmijët nuk duhet të qëndrojnë në vendin e parë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNISË I HUMB BESIMI, MUNDET NGA KAMZA
Artikulli tjetërSIGURIMI VULLNETAR, FLUKS NË ZYRAT E ISSH