Për herë të parë do të ketë targë të personalizuar, deri me 7 karaktere ku përfshihen numra ose shkronja, dhe do të jenë edhe të transferueshme nga mjeti në mjet, mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit ka bërë të ditur se ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra. Po ashtu për herë të parë do të ketë edhe targë me dimensione më të vogla përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire.

Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm, ndërsa edhe ky shërbimi do të jetë me tarifë ekstra! Do të ketë edhe format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, po ashtu kundrejt tarifës ekstra.

Ndryshimet nga kjo drejtori, nuk kanë prekur vetëm automjetet. Për herë të parë, targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet, kjo me tarifat që janë aktualisht, pa pagesa shtesë.

Sipas njoftimit të bërë nga drejtori I përgjithshëm I shërbimit të transportit rrugor Blendi Gonxhja, të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile, ndërsa shton se ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizimin e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e Green, sektorin Retro, Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi Sigurinë Rrugore.

 

Artikulli paraprakBASHA PARALAJMËRON PËRJASHTIMIN E BERISHËS NGA PARTIA DEMOKRATIKE?
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET DITA BOTËRORE E GJUHËS ARABE