Një 36-vjeçar shqiptar që jetonte në Itali ka përfunduar në polici pasi ka dhunuar gruan e tij.
Ndërkohë që ata ishin në shtëpi ka nisur një sherr banal, dhe gruaja nuk ka duruar më dhe e ka denoncuar.
Sipas mediave në vend, gruaja ka qenë duke bërë punët, por burri ka kërkuar që ajo ti hekuroste mbathjet.
Pas kësaj ka nisur një sherr në prani të fëmijëve në 3 dhe 9 vjeç. Gruaja ka denoncuar dhunën dhe policia ka shoqëruar në komisariat 36-vjeçarin me origjinë shqiptare.