Policia e Elbasanit arreston 50-vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin.
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi N.J., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë konfliktit me bashkëshorten dhe djalin, shtetasi N.J është dëmtuar edhe vetë, por edhe vëllai i gruas, që ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.
Të katër shtetasit kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.