Një djalë katër vjeçar është rrëmbyer nga duart e punonjësit social nga babai i tij i cili më pas u largua dhe u mbyll në shtepinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Rodengo Saiano, në provincën e Breshias. Pasi u njoftua për ngjarjen, karabinierët zbuluan se prindi ishte i ndarë me origjinë nga Evropa Lindore u mbyll në shtëpi me djalin e tij në Roncadelle, një fshat në brendësi të vendit.

Sipas ANSA , negociatat mes policisë dhe babait janë duke u zhvilluar për kthimin e të miturit.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se prindi ka kërcënuar me një arme punonjësen e Shërbimit social, ndërsa e gjithë zona ku jeton burri është rrethuar nga policia.

Artikulli paraprakGJERMANI-SPANJË: SHTYSË E RE PËR GAZSJELLËSIN E PIRENEVE
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 06.10.2022