Administratori i njësisë Guri i Zi Pjerin Marku pas protestës së banorëve të fshatit Bleran shkoi për t’i sqaruar ata. Duke biseduar me priftin dom Raffaele Galdieri, administratori Marku tha se nuk ka asnjë qëllim për të hedhur mbetjet tek ish reparti i zbulimit në Bleran.

Administratori Marku tentoi që të sqarojë edhe banorët të cilët kërkojnë që në vend të atij aksi në kodrën e Rrencit të investohet në rrugën e amortizuar të fshatit poshtë ku janë të paktën 100 familje.

Tashmë duhet pritur nëse qëllimi i këtij aksi në rrugën e Rrencit është për raste evakuimi dhe për fëmijët që shkojnë në shkollë apo do të ketë tentativë për të hedhur mbetje aty gjë të cilën thonë se banorët nuk do e lejojnë.

Artikulli paraprakTHETHI, NIS HAPJA E RRUGËS BOGË-QAFË THORE NGA BORA
Artikulli tjetërPLAGOSJA E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR, ARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR