7 persona jane plagosur prej te cileve 3 ne gjendje me te rende dhe 4 te tjere te plagosur lehte ne nje aksident rrugor. Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Rrencit ne njesine Guri Zi te bashkise Shkoder.
Dy automjete jane perplasur me njeri-tjetrin duke bere qe 7 persona te mbesin te plagosur.
Sipas burimeve dy shoferet e mjteve kane marre fraktura ne gjymtyret e poshtme por jane ne gjendje te komunikojne dhe momentalisht ndodhen rrezikut per jeten. Njeri prej shofereve eshte bllokuar ne mjet dhe atij i eshte vendosur terapi e jashtme nga ambulanca e mberritur ne vendngjarje.
Per me shume se nje ore shtetasi Viktor Ndreka ka qendruar brenda mjetit per shkak se nje pjese te trupit ndodhej e bllokuar nga timoni dhe pjesa motorike e makines.
Pas afro nje ore policia, zjarrefikeset, kryqi i kuq bashke me ndihmen e banoreve dhe kalimtareve te rastit kane arritur qe ta nxjerrin nga mjeti shtetasin Viktor Ndreka duke e derguar me pas ne spital.
Shoferi ndodhej bashke 4 antare te tjere te familjes Ndreka. Nga te aksidentuarit L.Ndreka 17 vjeçe dhe shtetasi Kristiano Vaso 24 vjeç jane derguar drejet Tiranes per mjekim te specializuar.
Kater shtetasit e tjere te aksidentuar Amarildo Martini 19 vjeç, E.Ndreka 6 vjeçm Monda Ndreka 39 vjeçe, M.Ndreka 13 vjeç jane ne gjendje te stabilizuar shendetesore dhe kane marre demtime te lehta.
Te gjithe te aksidentuarit jane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur ambulanca dhe zjarrefikeset per te dhene ndihmen e pare bashke me policine.
Efektivet po bejne hetimet per te zbardhur shkaqet e plota te ketij aksidenti me 7 te plagosur.
Sipas burimeve policore shkak i aksidentit mendohet te jete shpejtesia tej normave te lejuara dhe mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor.