“Rrënjët i kam këtu” është ekspozita e cila është çelur në galerinë “Oda” në Shkodër. Piktorja thekson se ekspozitën e parë në Shqipëri zgjodhi ta sillte në Shkodër për shkak të lidhjes së ngusht që ka ky qytet me artin.
Artistët nga Shqipëria Kosova Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në mënyrë individuale shkëmbejnë përvojat me njëri tjetrin por duhet edhe qeveritë të mbështesin aktivitete e artistëve shprehet piktorja.
Në ekspozitën e saj të dytë personale “Rrënjët i kam këtu” piktorja Akime Nasufi solli për atëdashësit Shkodranë rreth 28 piktura në dimensione të ndryshme.