Fytyra fëmijësh të trishta, dhjetra njerëz të shqetësuar e shumë të tjerë të frikësuar. Njerëz që nuk e dinë cila do të jetë e ardhmja e tyre. Ende janë të traumatizuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe lëkundjeve të njëpasnjëshme. Është kjo situata e 160 qytetarëve nga Durrësi që janë strehuar në një hotel në Velipojë. Telefonat e tyre nuk pushojnë

Të strehuarit nga Durrësi në këtë hotel në Velipojë tregojnë tmerrin që kanë përjetuar deri më tani dhe thonë se ndodhen në situatën më të vështirë të jetës së tyre. Shumë nga të strehuarit kanë parë vdekjen me sy

Situata është ende e frikshme. Durrësi është boshatisur thonë dhe nuk mund të kthehen në shtëpi nga frika se mund të përfundojnë nën rrënoja si dhjetra viktimat e tjera të këtij tërmeti tragjik

Qindra hotele kanë hedhur njoftime duke hapur dyert por të prekurit të ç’orientuar e kanë patur të pamundur që të komunikojnë. Në këtë mënyrë pronari i një hoteli në Velipojë, Zyhdi Dani ka udhëtuar drejt Durrësit duke sjellë në hotelin e tij 160 të pastrehë

Shkodra si shumë qytete të tjera është sensibilizuar në maksimum dhe pothuajse të gjithë hotelet kanë hapur dyert për të mikëpritur të pastrehët nga Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi, Lezha apo ndonjë zonë tjetër të prekur nga tërmeti.

Artikulli paraprakTËRMETI, SHKODRA VIJON SOLIDARIZIMIN
Artikulli tjetërKALATË E KRUJËS DHE PREZËS TË DËMTUARA NGA TËRMETI, MINISTRIA: HYRJA RREPTËSISHT E NDALUAR, NUK MBAJMË PËRGJEGJËSI!