Eshte vrare me armë zjarri në qendër të qytetit te Rreshenit Armando Gjini 48-vjeç, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 pranë katedrales së qytetit. Viktima është qëlluar brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur.

Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t’u ndalur në një market. Autorët kanë shfrytëzuar këtë monent dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur.

Në Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit”-ka informuiar keshtu policia

Nderkohe ne Koder Rreshen eshte gjendur nje makine e djegur vetem pak ore pas vrasjes.Sipas informacioneve paraprake dyshohet te jete perdorur nga autoret e vrasjes
Me 6 maj te ketij viti, makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por atëherë fatmirësisht nuk shpërthu.

Gjini tregoi atë kohë se në mëngjes kishte marrë makinën tip ‘Benz’ të parkuar poshtë pallatit për të dërguar fëmijët në shkollë pasi ishte shi, por pa e ditur se në automjetin i tij kishte qenë një “minë me sahat” dhe që mund të shpërthente nga momenti në moment.

Pasi konstatoi pakon ai njoftoi menjëherë policinë, e cila e spostoi në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar. Gjini deklaroi se bomba ka shpërthyer menjëherë sapo është prekur, në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina. Nga shpërthimi i fortë u dëmtua totalisht makina.

Ndërkohë më 12 maj të vitit 2018, Gjini u arrestua në kuadër të operacionit masiv të ndërmarrë nga policia shqiptare në bashkëpunim me partnerët ku janë arrestuar në total 18 persona, 13 në Shqipëri, 5 në vendet e tjera.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lendeve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian. Operacioni u kodua ‘Precizioni’ dhe janë sekuestruar arme dhe droge. Hetimi për këtë grup të strukturuar kishte nisur që në shkurt të vitit 2017 nga policia dhe Prokuroria.

Dioqeza Rrëshen e cila drejtohet nga Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes se rëndë ndodhur në mes te Rrëshenit, ku u ekzekutua me arme zjarri në sy të dy fëmijëve të mitur Armando Gjini

“Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.
Deri kur kështu?”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E RINISË, “EMIGRIMI MBETET E VETMJA ZGJIDHJE”
Artikulli tjetërGJUGJA: TË RINJTË INDIFERENTË NDAJ TË DREJTAVE TË TYRE