MANDIA: NDIKOJNË PËR MIRË NË VADITJE DHE PËR KEQ NË KORRJE .

Kushtet jo të mira atmosferike që janë prezente në të gjithë shqipërinë por konkretisht në qarkun e shkodrës, kanë patur direkt efekt tek prodhimet bujqësore. Rreshjet e shumta që kanë rënë kohët e fundit, sigurisht kanë ndikuar në dy aspektet. Sipas shefës së shërbimit këshillimor  Mili Mandia pranë drejtorisë së Bujqësisë, ka patur ndikime negative por sigurisht dhe pozitive.

Duke I nisur nga këto kushte, për të qenë sa më afër fermerëve, specialistët e drejtorisë së bujqësisë që janë të vendosur pranë qëndrave të bujqësisë në çdo komunë të qarkut të shkodrës, janë të gatshëm me bashkëpunimi me fermerët dhe për të dhënë informacionet për kalendarin e trajtimit ndaj sëmundjeve si dhe bashkëpunimi për të parë kushtet atmosferike nëpërmjet dhe teknologjisë  për të përcaktuar dhe kohën e korrjes. Mëgjithate duket se kushtet aktuale atmosferike kanë qoftë ndikime pozitive por dhe negative në kulturat e ndryshme bujqësore.

Artikulli paraprakGUINESS CUP, MAN. UNITED MPOSHT INTERIN
Artikulli tjetërSOT, SEANCA E FUNDIT E KUVENDIT