Rrëshqet në akull, vdes një person

 

Një person ka humbur jetën në Vlorë pasi është rrëzuar. Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10.00, në fshatin Panaja, në oborrin e banesës, ka rrëshqitur nga akulli i moshuari T.Ll., 80 vjeç. Të moshuarit i kanë ardhur në ndihmë familjarët duke e transportuar me urgjencë në spital. Por si pasojë e përplasjes 80-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pa mbërritur në duart e bluzave të bardha. Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale, ndërsa për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.

Artikulli paraprakNËN AKUZË 25-VJEÇARI, DONTE TË KTHENTE NË PROSTITUTË NJË VAJZË
Artikulli tjetërHEROINA NË PORT PRANGOSET NJË POLIC KUFITAR